Mbrëmja e djeshme (e martë) në Ferma VIP 2 ka sjellë një tjetër diskutim të nxehtë mes banorëve.
Në qendër të vëmendjes ishte Lim Hoti dhe marrëdhënia e tij me Alba Pollozhanin.
Debati nisi nga Erandi, i cili hodhi në tryezë pyetjen që të gjithë duket se e kishin menduar: A e dashuron vërtet Limi Albën, apo është thjesht një lojë?.
Keisi nuk hezitoi të përfshihej në debat dhe iu drejtua Esterit me një pyetje të drejtpërdrejtë.
“Ai foli troç. Nëse ty do të thoshte një djalë jashtë: ‘Me ty kam vetëm tërheqje seksuale’, ti çfarë do mendoje?”.
“Mua më duket sikur nisi kot, por tani kanë vërtetë tërheqje për njëri-tjetrin”, tha ajo.
Sipas tyre, Limi po luan një lojë dhe nuk ka ndjenja të sinqerta për Albën.
Elinara ka rikujtuar fjalët e Limit në fillim të lidhjes:“Ai e nisi kështu duke thënë ‘kam atraksion seksual’. Më pas në Prime tjetër e deklaroi: ‘partnerja ime’”.