Hailey ndan shqetësimin shëndetësor: Dy kiste në vezore

Hailey Bieber ka ndarë së fundmi një përditësim mbi shëndetin e saj, duke zbuluar se aktualisht po përballet me dy kiste në vezore. Më 21 prill 2025, modelja 28-vjeçare postoi një foto të barkut të saj në Instagram Stories me mbishkrimin: “Aktualisht kam 2 kiste në vezore😩. Nëse përballeni me cista në vezore, jam me ju!❤️‍🩹”

Kjo nuk është hera e parë që Hailey përballet me këtë problem shëndetësor. Në vitin 2022, ajo kishte zbuluar se kishte një cistë në vezore “sa madhësia e një molle”, e cila shkaktonte dhimbje, të përziera, fryrje dhe ndjeshmëri emocionale. Ajo kishte sqaruar se nuk vuan nga endometrioza apo sindroma e vezoreve policistike (PCOS), por ka pasur disa herë cista në vezore.

Kistet ovariane janë të zakonshme tek gratë dhe shpesh janë të padëmshme dhe kalojnë vetë. Megjithatë, cistat më të mëdha ose ato që shpërthejnë mund të shkaktojnë simptoma serioze si dhimbje në legen, fryrje dhe ndjesi rëndese në bark.


Shtuar 22.04.2025 16:30