Aksidenti tragjik/ Humb jetën deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur

Një aksident tragjik raportohet se ka ndodhur në qytetin Puraçi të Banjallukës, Bosnje e Hercegovinë, ku himbi jetën deputeti i kuvendit nacional të Bosnjë Hercegovinës, Sërgjan Todoroviç, së bashku më bashkëshorten dhë fëmijën e mitur.

Sipas asaj që raporton media boshnjake “Klix”, deputeti i kuvendit nacional të Bosnjë Hercegovinës, Sërgjan Todoroviç ka humbur jetën në këtë aksident që ka ndodhur në autostradën “9 Janari”, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur, kanë konfirmuar nga Policia e Banjallukës.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:50 në qytetin Puraçi, në rrugën Doboj-Banjallukë.

Në përplasje janë përfshirë një makinë pasagjerësh Volvo dhe një kamion me rimorkio.

Sipas informacioneve jozyrtare, tragjedia ka ndodhur kur makina Volvo, e drejtuar nga Todoroviç, është përplasur me shpejtësi të madhe në rimorkio të një kamioni që ishte ndalur në rrugë, për shkak të një aksidenti të mëparshëm.