Papa Françesku pati një takim “të shkurtër dhe privat” të Shtunën e Madhe me Zëvendës Presidentin e SHBA J.D. Vance. Takimi u zhvillua në rezidencën e Papës, Casa Santa Maria, në Vatikan, thanë burimet për Sky News.
Vatikani tha se kishte një shkëmbim pikëpamjesh për konfliktet ndërkombëtare, emigrantët dhe të burgosurit. Të dy burrat patën biseda të përzemërta, tha gjithashtu Selia e Shenjtë, dhe Vatikani mirëpriti angazhimin e administratës Trump për të mbrojtur lirinë e fesë dhe ndërgjegjes.
“Ka pasur një shkëmbim mendimesh për situatën ndërkombëtare, veçanërisht për vendet e prekura nga lufta, tensionet politike dhe situatat e vështira humanitare, me vëmendje të veçantë për migrantët, refugjatët dhe të burgosurit”, thuhet në deklaratë.
Vance është në Romë me gruan dhe fëmijët e tij. Ai u takua gjithashtu me numrin dy të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin dhe Ministrin e Jashtëm, Kryepeshkopin Paul Gallagher. Takimi u zhvillua në mes të tensioneve midis Vatikanit dhe administratës Trump në lidhje me dëbimet e emigrantëve nga SHBA dhe shkurtimet e palës amerikane për ndihmën ndërkombëtare. Françesku i ka quajtur më parë planet e dëbimit të administratës Trump “një turp”.