Arsenali eliminon Real Madridin dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Arsenali ka shënuar fitore edhe në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Madridit, kësaj radhe me rezultat 2-1, për të kaluar në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm prej 5-1.

Mbretërit e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar të parët, por një gol i Kylian Mbappe, ishte nga pozita jashtë loje.

Arsenali pastaj ka fituar penallti në minutën e 11-të pas rishikimit të VAR-it, ku Asensio pengoi Merinon në zonë.

Bukayo Saka gjuajti nga pika e bardhë, por Thibaut Courtois ndali gjuajtjen e tij në minutën e 13-të.

Pas disa minutash Real Madridi, fitoi penallti, por pas shikimit të VAR u anulua.

Minutat e mbetur të pjesës së parë nuk sollën asgjë, ndërsa pjesa e dytë ishte më e zjarrtë.

Arsenali kaloi në epërsi prej 1-0 me golin e Bukayo Saka shënoi në minutën e 65-të, që përfitoi pas një pasimi të Mikel Merinos.

Por Real Madridi ka shënuar për 1-1 menjëherë në minutën e 67-të, me Vinicius Junior që realizatoi, pas një gabimi të Salibas.

Pa u mbyll ndeshja, Martinelli i dha goditjen e fundit mbretërve, me një gol të bukur në kohën shtesë për fitoren prej 2-1.

Arsenali do të përballet me PSG-në në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.


Shtuar 16.04.2025 23:07