Përdorej nga çifti Veliaj-Xoxa? Çfarë kërkuan agjentët e BKH një kat më lart tek “Kodra e Diellit”

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë “zbarkuar” ditën e sotme për kontrolle në një apartament në zonën e Kodrës së Diellit.

Banesa e cila është kontrolluar nga agjentët e BKH-së ndodhet një kat sipër apartamentit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kontrollet janë urdhëruar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion si pjesë e hetimeve që po zhvillohen lidhur me dosje të ndryshme të SPAK. Sipas VNA, banesa figuron e marrë me qira nga një çift, ndërsa dyshohet se është në përdorim të çiftit Veliaj-Xoxa.

Ende nuk është e qartë nëse kontrollet kanë lidhje me hetimet që po kryhen mbi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i arrestuar për veprat penale korrupsion e pastrim parash.


Shtuar 14.04.2025 20:52

Tags: , ,