Noc Rrokun do marrësh/ Rama replikon me komentuesin për zgjedhjet: Ua kam thënë, mos e cysni se do u dhëmbë shumë 11 maji

Kryeministri Edi Rama, ka nisur rubrikën “Sy m’sy” live në “Facebook”, ku ka lajmëruar programin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Nesër dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 Majit, dhe ndryshe nga herët e tjera, nesër do të nisim fushatën zyrtare me një cikël takimesh. Natyrisht do të jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore që janë gratë dhe vajzat”, tha Rama.

PAGA MINIMALE

Kreu i qeverisë po u përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga ndjekësit e tij. Rama thotë se paga minimale do të shkojë 500 euro.

“Paga mesatare në Shqipërinë 1250 euro në sektorin publik dhe 1000 euro paga e kombinuar. Jemi në kushtet kur paga mesatare e përgjithshme e kemi rritur më shumë se dy herë e gjysmë.

Nuk e di se çfarë flet, kur flet për pagat, por jemi pikërisht në këto shifra dhe arsyeja pse ne votohemi masivisht, kur unë i them gjërat në realitet, në realitet ka numër të madh njerëzish që gjërat i kanë para syve.

Kur unë them që paga minimale ishte 157 euro, është 400 euro, ata që e kanë pagën minimale, e dinë shumë mirë se çfarë flas. Në qershor do u përcjellim kompanive vendimin që paga minimale do jetë 500 euro”, theksoi Rama.

Rama iu përgjigj një komentuesi që i shkruante se kishte premtuar rritje pagash, por nuk ka bërë gjë.

Sipas Ramës, paga mesatare është rritur dy herë.

“Nëse ka një gjë që është shumë evidente është pikërisht rritja e pagave në vend që ka impaktuar edhe rritjen e pagave ne sektorin privat, ku sot ne kemi një pagë mesatare te kombinuar me sektorin publik-privat, 830 euro. Ndërkohë, kur ne morëm detyrën paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro, ndërkohë që në 2024 u mbyll viti sipas INSTAT me një pagë mesatare 1000 euro. Është shumë e qartë që në vitin 2030 paga mesatare do të jetë 1230 euro në sektorin publik.

Jemi në kushtet ku pagën mesatare e kemi rritur me shumë se 2 herë e gjysmë. Jemi në këto shifra, dhe arsyeja pse ne vonohemi masivit është se kur i them gjerat atje në realitet, janë njerëzit që ato gjëra i kanë të prekshme. Kur them që paga minimale ishte 157 euro, ata që e kanë pagën minimale, e dinë se çfarë flas. Në qershor do u përcjellim kompanive vendimin qe paga minimale do të bëhet 500 euro janarin e ardhshëm, njerëzit e dinë”, u shpreh Rama.
“NOC RROKU”

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale, i cili i tha se më 1 1maj do marrë noc rrokun.

Kreu i qeverisë i tha se duhet të presin edhe 30 ditë për të parë rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se më 11 maj do të dalin të trishtuar.

“Mos e cysni nocin se sa më shumë e cysni aq më shumë do t’iu dhëmbë më 11 maj. Mos e cysni se do të dilni shumë të trishtuar nga 11 maji. Ju keni të drejtën të mendoni ashtu siç mendoni, keni të drejtën të ëndërroni se më 11 maj do keni popullin me vete. Ju me popullin dhe shumicën e popullit shqiptar nuk keni përputhje me mënyrën si i shihni gjërat.

Populli shqiptar nuk kthehet më mbrapa. Prisni, duroni 30 ditë dhe pastaj do ta shihni se kujt do t’i trokasë noci te dera. Kujt do ti shfaqet”, tha Rama.

LA CIVITA ME BERISHËN

Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj pyetjes së një komentuesi, lidhur me ardhjen e Chris LaCivita në çeljen e fushatës së PD ditën e nesërme.

Nuk po bëj asnjë koment sepse erdhën zgjedhjet e do ta shohësh kush do të zbresë e kush do të bjerë”, tha Rama.


Shtuar 10.04.2025 09:19