Allegri merr një super lojtar, ja detajet e transferimit (FOTO LAJM)

Sipas Sky Sport, Juventus dhe Sassuolo kanë gjetur formulën e merkatos për transferimin e mesfushorit të Sassuolos dhe ekipit kombëtar italian, Manuel Locatelli te bardhezinjtë.

Huazim dy-vjeçar me detyrimin e blerjes të vendosur në 40 milion euro.

Në atë pikë, pagesa e shtyrë me këste do të ndodhte me marrëveshjet e mëposhtme: këstin e parë prej 10 milion euro, këstin e dytë prej 10 milion euro që do të paguhet në vitin e dytë dhe shuma përfundimtare prej 20 mln euro në vitin e tretë.

Pagesa e parë paraprake do të ndodhte me transferimin përfundimtar të mbrojtsit të ri rumun te Sassuolo: Dragusin, i vlerësuar saktësisht 10 milion euro.


Shtuar 28.06.2021 18:07

Tags: ,