Parashikimi i motit 27 Mars 2025/ Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Ditën e sotme, territori shqiptar do të jetë sërish nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat Veriore dhe Jugore ku priten rrebeshe.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në të gjithë territorin, por në zonat e thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit por vijojnë kostante në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 20°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.


Shtuar 27.03.2025 08:01