Ditën e sotme vendi ynë, parashikohet rënie e vlerave barike, duke sjellë ndryshim të situatës atmosferike.
Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat hera-herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere.
Në zonat e thella malore do të ri-shfaqet sërish dëbora. Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim, vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin, duke sjellë shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore 5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 21°C vlera maksimale, e cila do të regjistrohet përkatësisht në Vlorë dhe Sarandë.
Era do të fryjë sërisht e fortë me shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.