Risitë e këtij viti në plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç njihet ndryshe DIVA është ulja e kufirit të nivelit të ardhurave vjetore të deklaruesve dhe afrimi i afatit të dorëzimit.
Afati brenda të cilit duhet të kryhet dorëzimi elektronik dorëzimit të DIVA, është 31 Marsi nga 30 Prill që ishte më parë.
Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milion në 1,2 milion, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.
Numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë.
Në vitin 2023 deklarata vjetore e të ardhurave u dorëzua nga rreth 74 mijë individë. Sipas të dhënave të DPT, DIVA 2023 u deklarua përkatësisht nga 24,224 individë me të ardhura vjetore bruto mbi 2 milionë lekë dhe 49,566 ishin individë të dy punësuar. Në total numri i deklaruesve krahasuar me 2019 u rrit me 60,477 individë të rinj.
Ndryshimet ligjore për përfshirjen për herë të parë në DIVA të dypunësuarve nisën zbatimin në vitin 2020. Në vitin 2020, tatimet bënë të ditur nga lista e dy punësuarve që duhet të deklaronin DIVA 2020, numri i deklaruesve arriti në 38,983 individë. Pra në total për vitin 2020 deklaruan për herë të parë të ardhurat vjetore rreth 39 mijë të dypunësuar.
Deri në deklarimet e pritshme të 2024-s (periudhë kur hyri në fuqi ulja e pragut dhe afati i dorëzimit të tyre është deri më 31 mars), rezultojnë rreth 105 mijë deklarues të rinj.
Udhëzim për plotësimin e formularit DIVA
Deklarata DIVA 2024, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.
Për individët që do të deklarojnë DIVA për herë të parë fillimisht duhen të regjistrohen elektronikisht në https://www.tatime.gov.al
Për të dyja kategoritë si individët që plotësojnë për herë të parë DIVA dhe ata që e plotësuar më parë në faqen e tatimeve do të zgjidhet moduli e-Shërbime.
Më pas subjekti do të logohet, duke vendosur kredencialet, numrin personal të identifikimit dhe fjalëkalimin.
Në menunë Deklarata do të përzgjidhet rubrika Tatimi mbi të ardhurat personale, ku do të klikohet mbi tab Krijo deklaratë, duke klikuar mbi periudhën 2024, janar-dhjetor.
Menjëherë pas kësaj do të shfaqet Deklarata Individuale e të Ardhurave
Nga individët do të plotësohet seksioni A: Të dhëna identifikuese dhe seksioni B Të dhëna për llogaritjen e tatimit.
Për seksionin të dhëna identifikuese plotësohen, rubrikat si:
(3/4) Rezident në Republikën e Shqipërisë
(6) Numri i identifikimit personal sipas letërnjoftimit të deklaruesit *
(9) Statusi i Deklaruesit *i/e martuari, i/e martuar me fëmijë beqar, i/e divorcuar, kryefamiljar
(10) Telefoni Cel. *Posta Elektronike (e-mail)
(11) Të dhëna mbi pronësinë e banesës kryesore:a) në pronësi b) me qira c) falas nga pronari d) të tjera
(12) Emër/ Mbiemër i pronarit
ADRESA E BANIMIT NËSE ËSHTË E NDRYSHME NGA ADRESA E TË DHËNAVE IDENTIFIKUESE
(14) Nr. Tel, Posta Elektronike (e-mail)
(15) Të dhëna mbi pronësinë e banesës ku jeton: a) në pronësi b) me qira c) falas nga pronari d) të tjera
(17) Persona nën kujdestarinë e deklaruesit gjithsej
Numri i personave brenda familjes në kujdestari
Të tjerë persona në kujdestari
Seksioni të dhëna për llogaritjen e tatimit, përmban plotësimin e rublrikave si:
(3)Të ardhurat bruto nga paga apo shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit
(4) Tatimi i llogaritur mbi pagat dhe shpërblimet e punësimit
[5] Të ardhurat bruto nga dividenti
[6] Të ardhurat bruto nga qiraja
(7) Fitime kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme në pronësi të deklaruesit
[8] Të ardhurat bruto nga interesat bankare
(9) Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtshme
(10) Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojra të tjera të fatit
[11] Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale liçensa, të drejta ekskluzive dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike
[12] Fitime kapitali nga dhurimi
[13] Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë
[14] Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart
(15) SHUMA E TË ARDHURAVE BRUTO (Kutia 3 + kutia 5 deri 14)
(16) Shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim
(17) Shpenzimet për mjekim për vete apo për fëmijët dhe për personat në kujdestari për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor
(18) SHUMA E SHPENZIMEVE TË ZBRITSHME (kutia 16 deri 17)
TATIMI I LLOGARITUR PËR T’U PAGUAR
(19) Të ardhura të tatueshme pa të ardhurat nga punësimi (kutia 15 – kutia 3), [minus shpenzimet e zbritshme në rast se kutia 15 ≤ 1.050.000](kutia 15-kutia 3 – kutia 18)]
(20) Tatimi i llogaritur për të ardhurat e tatueshme pa të ardhurat nga punësimi
(21) SHUMA E TATIMIT TË LLOGARITUR (kutia 4 + kutia 20)
TATIME TË PAGUAR GJATË PERIUDHËS TATIMORE
(22) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit
(25) Tatimi mbi fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme
(26) Tatimi mbi interesat bankare
(27) Tatimet mbi fitimet kapitale të krijuara nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme
(28) Tatimi mbi fitimet në nga lotaritë apo lojrat e tjera të fatit
(29) Tatimi mbi të ardhurat bruto nga të ardhurat e rubrikës (11)
(30) Tatimi mbi të ardhurat nga fitimet kapitale nga dhurimi
(31) Tatimi mbi të ardhurat e tjera
(32) Tatimi mbi të ardhurat bruto të realizuara jashtë territorit të Repubikës së Shqipërisë
(33) Kreditimi i tatimit të huaj
(34) SHUMA E TATIMIT TE PAGUAR (Kutia 22 deri kutia 32)
(35) TATIMI I DETYRUAR PER T’U PAGUAR (kutia 21-kutia 34)
(36) TATIMI I MBIPAGUAR (kutia 34 – kutia 21)
Nëse nga përllogaritja e të dhënave do të rezultojë diferencë për t’u paguar, pasi të plotësohet deklarata, duhet të printohet urdhërpagesa dhe të vijohet me pagimin e tatimit.
Për individët që kanë pasur edhe më parë detyrimin për plotësimin DIVA, rubrikat e sipërpërmendura, megjithëse gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’i verifikojë dhe ndryshojë ato.
Gjithashtu, fushë e paraplotësuar do të jetë edhe vlera e paguar gjatë vitit përsa i takon Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi./ Monitor