E ftuar në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ishte ish-banorja e edicionit të parë të BBV, Monika Lubonja. Aktorja ka dhënë mendimin e saj dhe ka analizuar dinamikat e lojës dhe banorëve që vazhdojnë rrugëtimin e tyre.
Kur u pyet nga Heidi se çfarë mendimi ka Monika në lidhje me zgjedhjen e Laertit për t’u ndarë nga Valbona si një lojtar i vetëm dhe për të dalë në nominimin kokë më kokë, aktorja u shpreh:
“Unë mendova që me të gjithë atë dashurinë që Laerti e kishe ngritur me mund do të dëshiroja shumë që Laerti të ishte me të bashkë në një lojë dhe do ta besoja më shumë fjalë e Laertit dhe pjesën e dashurisë.”
Gjithashtu Monika theksoi se Laerti nuk ka pasur ndjenja për Valbonën.
“Për mua dashuria nuk ka moshë, po të erdhi dashuria dhe kimia nuk ka njeri që të ta frenojë në këtë botë.
Mendoj dhe vazhdoj të them që ai nuk ka pasur një ndjenjë me Valbonën por u duk sikur i ngeli dopio gjashta në dorë dhe luftonte pafund që ta mbante Valbonën pavarësisht atyre thënieve të bukura por unë mendoj se publikut nuk i shpëton asgjë sepse mjafton të shikosh sytë e dikujt kur dashuron dhe është një zjarr i vërtetë.”