Papa Francesku kthehet në Vatikan. Ndalon të përshëndesë policinë dhe vendos lulet e para në Santa Maria Maggiore. Meloni mesazh urimi

Papa Francesku mbërriti këtë të dielë në Vatikan. Procesioni hyri nga Porta del Perugino, më e afërta me Santa Marta.

Para se të hynte, Françesko ndaloi pak për të përshëndetur policinë. Pasi u largua nga Gemelli, Papa Françesku bëri diçka të paplanifikuar: ai shkoi në Santa Maria Maggiore dhe la një buqetë me lule në hyrjen anësore të bazilikës në shenjë falënderimi për Madonën pas qëndrimit të gjatë në spital.

Lulet u lanë në hyrje të sakristisë. Më pas kortezhi i makinave rifilloi udhëtimin e tij për në Vatikan.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një postim të saj në rrjetet sociale i ka uruar mirëseardhjen ne Vatikan, kreut të kishës Katolike.


Shtuar 23.03.2025 14:36