Burri me benzinë në dorë kërcënon të hidhet, flet partnerja e tij: Hipa dhe unë, duam punë!

Një 58-vjeçar ka hipur mbi një platformë metalike të naftës në Kuçovë pasi Bashkia nuk e futi atë në punë. Shtetasi Nikollaq Bushi, prej dy orësh gjendet mbi një platformë metaliku nga ku kërcënon të hidhet.

Për mediat ka folur bashkëjetuesja e tij e cila ka zbuluar se dhe ajo vetë ka hipur mbi platformën metalike pasi e kishin heq nga puna dhe akoma sot është e papunë.

“Të më vije kryetari i Bashkisë e të më thotë hajde mere letren e punës dhe të shkojë të punojë në privat, privati sot e mban nesër nuk e mban.
Unë kam punuar 33 vite dhe zotëria ka punuar mbi 20 vjet dhe e nxorrën nga puna duke futur fshatarët e tjerë me lekë dhe këtë e them me bindje të plotë”-u shpreh Sala.

Mëoshet se 58-vjeçari ka dy orë që ka hipur mbi platformën metalike të naftës me një shishe benzinë në dorë dhe nuk pranon të zbresë pa iu premtuar dhe siguruar vendi i punës. /albeu.com/


Shtuar 28.06.2021 14:43