Ditën e sotme në vendin tonë, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave të ulëta moti do të jetë i kthjellët, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të mbizotërohen zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash te lehta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Vlorë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.