Një zarf i bardhë ka hyrë ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Në zarfin që lexoi Rizarta shkruhej se ata duhej të zgjidhnin liderin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Banorë, është momenti që të zgjidhni liderin e shtëpisë. Secili prej jush, me radhë duhet të japë një emër dhe një arsye për banorin që zgjedh si lider dhe këtë rol e fiton ai që ka më shumë vota”, shkruhej në zarfin e bardhë.
Sapo u lexua zarfi, banorët nisën duke thënë me radhë emrin që ata mendonin të ishte lideri i shtëpisë për këtë javë. Me shumicë votash ishte Kelly që u zgjodh lider.
Banori menjëherë nisi me ndarjen e punëve dhe banorët ishin aty të gjithë të pranishëm, duke u bërë bashkëpunues me Kelly-n.
Kujtojmë se deri më tani ishte Gerta lidere dhe disa prej banorëve si Gjesti dhe Valbona e kundërshtuan atë dhe nuk bënë punë gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë në zarfin e bardhë thuhej se banorët kanë fituar 100 për qind të buxhetit të kësaj jave.