Ditën e sotme, vendi ynë do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm, me temperatura që do të variojnë nga -2°C në Kukës deri në 17°C në Gjirokastër, Berat dhe Elbasan.
Era do të jetë e lehtë deri në 10 m/s nga kuadrati i veriut, ndërsa deti do të ketë valëzim deri në 2-3 ballë.
Vija bregdetare dhe zonat e ulëta do të përfaqësohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta, ndërsa kthjellime dhe vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të Shqipërisë megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.