Pasi e takoi para pak ditësh, vdes babai i Hashim Thaçit

Nacionale merr vesh nga burime brenda QKUK-së se ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit.

Ai ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare në gjendje të rëndë shëndotësore, ku edhe ditëve të fundit u vizitua nga Hashim Thaçi.

Nacionale kupton që Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë në QKUK para disa minutave.

Babai i Thaçit ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore duke i trajtuar në klinikën interne.


Shtuar 16.03.2025 23:16