Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter, është regjistruar në orën 01:25 të natës, me orën italiane, në zonën e Napolit.
Tërmeti ka qenë me qendër në zonën e Pozzuoli dhe është ndjerë në të gjithë qytetin. Shumë banorë kanë dalë të frikësuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihen dëmet e shumta materiale të shkaktuara.
Copat e shkëputura nga ndërtesat kanë dëmtuar makinat e parkuara, ndërsa edhe nga brenda shumë banesa janë shkatërruar.
Qytetarët deklaruan të tmerruar se nuk do kalonin natën në shtëpi.
Dopo la scossa 4.4 avvertita da tutti in piena notte centinaia di napoletani con le loro famiglie si sono riversati per strada. (Video Roberto Russo) pic.twitter.com/g2u8YR8UQu
— Francesco Borrelli (@NotizieFrance) March 13, 2025
“Ishte e tmerrshme, objektet binin, fëmijët qanin. Gardobaja u drodh dhe nuk ndaloi. Nuk do të kthehemi sonte në shtëpi”, deklaronin ata.
Si masë paraprake, shkollat janë mbyllur në Pozzuoli, Bagnoli dhe Fuorigrotta.
Altro video di una casa che sembra essere a Bagnoli #Terremoto #napoli pic.twitter.com/HQsFQfU6Ug
— laccio (@laccio) March 13, 2025