Parashikimi i motit 3 Mars 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të hënë, parashikohet rënie e vlerave Barike, si pasojë e masave ajrore më të ftohta me origjinë veriore. Kjo do të sjellë ndryshim të situatës atmosferike në vend.

Orët e paradites, do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat hera-herës në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër, do të gjerojnë reshje të izoluara shiu.

Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim, vranësirat do të largohen gradualisht nga i gjithë territori për t`ja lënë vëndin intervaleve me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 15°C vlera maksimale në Durrës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.


Shtuar 3.03.2025 08:02