Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: Jam i tronditur

Reperi i njohur i labelit TBA, Sadik Gjokaj – Kobra, ka konfirmuar lajmin e hidhur për vdekjen e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokaj.

Në një postim në Facebook, ai shprehu tronditjen e tij për këtë humbje të parakohshme:
“I tronditur nga vdekja e parakohshme e shokut tim Mentor Palokaj, pusho në paqe.”

Policia ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se Palokaj u gjet pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria të Prishtinës.

“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria. Viktimë në këtë rast është një mashkull i lindur në vitin 1983, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje,” ka deklaruar Policia.

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.


Shtuar 2.03.2025 23:44