Ditën e sotme, territori shqiptar do të jetë sërish nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin Verior dhe Jugor të vendit.
Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim, të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në gjithë territorin e vendit, por në sasi të pakta.
Parashikohet që temperaturat të pësojnë rënie, duke rikthyer sërish ngricat në akset rrugore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës, deri në 13°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë