Andrew dhe Tristan Tate largohen nga Rumania me avion privat, ja ku do zhvendosen

Andrew dhe Tristan Tate janë larguar nga Rumania.

Ata janë larguar me avion privat nga aeroporti Baneasa, duke u nisur në drejtim të SHBA-ve. Shërbimi i prokurorit special rumun, DIICOT, agjencia hetuese në rastin Tate, ka lëshuar një deklaratë për largimin e vëllezërve Tate nga Rumania.

Deklarata e DIICOT bën të qartë se vëllezërit Tate janë ende nën hetim në Rumani dhe çështja kundër tyre nuk është pushuar. Ajo që ka ndryshuar është se kërkesa e tyre që të mund të largohen nga Rumania është pranuar.

Kurse kërkesa e tyre për heqjen e akuzave është refuzuar. Ata do të kthehen në Rumani në një datë të mëvonshme për të përmbushur kushtet e statusit të tyre të vazhdueshëm “nën kontrollin gjyqësor”.


Shtuar 27.02.2025 15:34