Elton Ilirjani jep lajmin e mirë për Parashqevi Simakun (FOTO)

Biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, që ka marrë përsipër të ndihmojë këngëtaren Parashqevi Simaku, para pak orësh ka njoftuar përmes një “InstaStory” se artistja e njohur tashmë menaxhon 100% llogarinë e saj zyrtare në “Instagram”.

“Parashqevi Simaku kontrollon dhe menaxhon 100% Instagramin e saj!”,-shkruan ai.

Kujtojmë se ky lajm vjen pas një kalvari vuajtjesh që Parashqevia ka përjetuar në jetën e saj, nga ndarja me bashkëshortin, mungesën e djalin e deri tek jetesa në rrugë, por pas trajtimit për tre javë me rradhë në psikiatri, ajo shfaqet në një gjendje të mirë.


Shtuar 25.02.2025 10:37