Edi Rama: Mos ngatërroni kekun me byrekun, kostoja e jetesës në Europë është rritur

Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur sërish sot komentuesve: “O EDO je i madh! Ata që thonë është më mirë në Greqi nuk është e vërtetë !! Si për ata që kanë punën e tyre si dhe për ata që punojnë në turizëm në ndërtim ata atje!! Ata që kanë punën e tyre vetëm taksa sa paguajn. Të ishte mirë në Greqi nuk do të iknin shumica e shqiptarëve në Suedi në Gjermani si dhe në vende të tjera. Fëmijët tanë po mbarojnë shkollat e larta dhe po marrin rrugët të punojnë në vendet Skandinave po të ishte mirë nuk do iknin. Do rrinin të punonin në Greqi me rrogë 800 € dhe e theksoj me, universitet dhe me nota të larta.Pra po të ishte mirë do të punonin në Greqi”, shkruan një qytetar.

Në një postim nga selia rozë, Rama u shpreh sot Shqipëria ofron mundësi për investime dhe kthimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, ndërsa shtoi se emigrantët duhet të përfitojnë përpara se Shqipëria të bëhet pjesë e BE dhe gjithçka të bëhet si kudo në Europë.

“Ka kohë që nuk ka më rroga 250 mijë lekë të vjetra. 57 përqind e rrogave nuk anë asnjë taksë, 36 përqind kanë nga 4 deri në 10 përqind taksë.

Mbi 10 përqind taksohen rrogat mbi 1300 euro. Në turizëm e ndërtim në Shqipëri merr sa merr në Greqi, këto janë fakte dhe me këto shpjegohet edhe kthimi i atyre që vijnë e punojnë në turizëm ose investojnë në agroturizëm.

Dhe e treta avash me kekun e byrekun sepse nuk është më koha që ka qenë. Kostoja e jetesës në Europë është rritur aq shumë sa nuk ka më kursime si dikur.

Ndaj shihini mirë opsionet, qoftë për rikthimin e përhershëm, investimin këtu dhe jetesën në një shtet të huaj, apo jetesën disa muaj këtu dhe disa muaj jashtë.
Jemi drejt majës, rrugës së Shqipërisë në BE. Kush vjen sot i jep vetes mundësinë të fitojë më shumë se sa me hyrjen në BE gjithçka të bëhet njëlloj si kudo tjetër”, tha ai.


Shtuar 24.02.2025 09:47

Tags: