Ka mbërritur në Shqipëri pak minuta më parë Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.
Ai është pritur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga kryeminsitri Edi Rama.
“Rinas – Mbërritja e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan”, shkruan Rama.
Kujtojmë që Mohamed Bin Zayed Al Nahyan ishte një nga kontributorët më të mëdhenj për rindërtimin e Shqiëprisë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019-të.
Pritet që presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kryeministri Edi Rama të nënshkruajnë një sër marrëveshjesh bashkëpunimi.