Nuk ka më vend për Eglin, Gjesti në një shtrat me Rizartën

Një sfidë e pazakontë ka ardhur për Gjestin në Big Brother. Si lider i javës, ai është vendosur përballë një tundimi të madh nga Vëllai i Madh, një valixhe e mbushur me zarfa, ku secili prej tyre përmban dënime apo shpërblime, që mund të ndikojnë jo vetëm atë, por edhe gjithë banorët.

Gjesti mori një zarf të bardhë që i zbuloi misionin e tij, të vendoste nëse do ta pranonte apo jo valixhen. Sapo e pranoi, ai u përball me zarfin e parë, i cili përmbante një detyrë të veçantë. Gjesti për dy javë, ai nuk do të mund të ndajë më shtratin me Eglin.

Në vend të saj, duhej të zgjidhte një tjetër banor, i cili nuk kishte të drejtë ta refuzonte këtë ndryshim. Pasi lexoi zarfin, Gjesti vendosi që shtratin ta ndante me Rizartën.


Shtuar 21.02.2025 23:17