Debat i ashpër midis Rozanës dhe Gertës: O gazetare e dështuar!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke bërë sherr me Valbonën, pastaj me Laertin ku ndërhyri edhe Rozana.

Teksa Laerti po largohej nga debati, Rozana i thotë Gertës ‘shko qaj tani’. Gazetarja i kthehet duke i thënë se ‘ti je viktima e qarjes, ti i ke lotët, ik qurraviti atje se atë di të bësh. Nëse ka njeri se nuk qan në këtë lojë jam unë’.

“O Gerta Gixhari unë këtë fytyrë kam pasur dhe këtë fytyrë do dal se mua nuk më thonë kot Rozana Radi, në rregull, o gazetare e dështuar që nuk pare fuqi të mbaje një debat me Egli Takon”, iu kthye Rozana.

Pjesë nga debati:

Gerta: Ça bëre mbrëmë aty, i fute thikën pas shpine dhe qave

Rozana: Më keq seç je do dalësh nga kjo shtëpi

Gerta: I fute thikën dhe qave

Rozana: Ne jemi diplomuar për aktrim po ti qenke super aktore, super pakarakter në lojë, super e pafytyrë në lojë

Gerta: Për pisllëqet e tua këtu?

Rozana: Çfarë nuk ke thënë në këtë shtëpi. Më thuaj një gjë që nuk ke thënë në këtë shtëpi

Gerta: Ti ke folur, unë të kam ofenduar

Rozana: Mi numëro, o gazetarja më e fuqishme në Shqipëri. 1000 të zezat mi ke thënë, ti je palaço. Para 3 ditësh më numërove dhomat e rrëfimit, më numëron minutat e mia, vetëm Zoti mi numëron minutat e mia jo ti Gerta Gixhari, e pafytyrë, palaço

Gerta: Të rrish këtu jo në dhomë të rrëfimit, që t’a nxjerrësh fytyrën kush je, jo te dhoma e rrëfimit

Rozana: O Gerta Gixhari unë këtë fytyrë kam pasur dhe këtë fytyrë do dal se mua nuk më thonë kot Rozana Radi, në rregull, o gazetare e dështuar që nuk pare fuqi të mbaje një debat me Egli Takon

Gerta: O Rozana Radi, këtu je përballë meje, nuk je Rozana Radi pikë

Rozana: Na ke çmendur, nuk të kam frikë, ti je e vogël, të ha të gjallë me të gjitha gjërat, maçok i vogël


Shtuar 21.02.2025 19:25

Tags: ,