Emisioni “Piranjat” bashkëpunimin e radhës e ka zhvilluar me emisionin “Le Lene”. Nga ky bashkëpunim Piranjat kanë shkuar në Itali, ku atje janë përballur me një person tepër të dhunshëm. Grupet e xhirimit të dy emisioneve, kanë punuar për disa ditë për të sjellë një histori të tmerrshme me shumë persona të përfshirë, njëri nga të cilët ishte Paskuale.
Në momentin e takimit me të, ky 52 vjeçar nga Napoli, ka reaguar në mënyrë tepër të dhunshme ndaj gazetarit Luigi Pelazza dhe kameramanëve, gjë që shihet edhe në këto sekonda të shkëputura nga xhirimet. Historinë shokuese do të keni mundësi ta ndiqni pas një jave, tek “Piranjat”, dhe dy ditë më vonë në “Le Iene”.