Më ke ngelur ti pa vrarë/ Avokatja trondit me denoncimin për Nuredin Dumanin: Më kërcënoi me jetë

Ditën e sotme, po mbahet në GJKKO seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanin.

Në seancën e sotme u është dhënë e drejta avokatëve që ta pyesin Nuredin Dumanin, mbi ngjarje të ndryshme kriminale për të cilat akuzohen klientët e tyre.

Një nga avokatet e të pandehurve në sallën e gjyqit, pretendoi se u kërcënua me jetë nga i penduari Nuredin Dumani.

Në kohën që gjykata vendosi të ndërpresë seancën për 10 minuta, avokatja mori fjalën dhe kërkoi të merren masa.

“Para se të ndërprisni seancën, lutem të dëgjoni procesverbalin audio të seancës. Teksa po flisnit i penduari më tha ‘do merrem dhe me ty, me ke ngelur ti pa vrarë’. Nuk mund të kërcënohemi kështu!”, citohet të ketë thënë avokatja.


Shtuar 20.02.2025 15:29