Kryeministri Edi Rama, vijoi sot me bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale. Dikush e pyeste kryeministrin pse nuk arreston bufin e kënetës (Berishën).
Rama u përgjigj se jetojmë në demokraci tashmë ku pushtetet janë të ndarë.
Rama: Fatos Nanon e futi në burg ish-kryeministri, bufi i kënetës, me prokurorët e vetë. Dhe kështu ka ndodhur që kur është krijuar shteti shqiptar deri kur u krijua reformat në drejtësi. Më e qartë, është rasti i 21 janarit. Çfarë mund të bënim ne si shumicë, si udhëheqës i PS?
Reformën në Drejtësi. Nëse nuk do të kishte qenë reforma në drejtësi, ne do të duhet të përsërisnim ato që kanë bërë ata më përpara, por ne nuk jemi ata. Është diferenca mes BE dhe bajraktarizmit ballkanik, provincial.
Në këto kushte me ndryshim thelbësor, një ndryshim thelbësor që është në ADN e PS. PS u rikthye në qeveri në 97 me një kryeministër që doli nga burgu politik, por nuk u hakmor.
Përkundrazi kaloi një fazë të vështirë, gati e vranë në këtë godinë ku jam unë, sepse zgjOdhi rrugën e pajtimit, jo të hakmarrjes.
Në këto kushte, çfarë mund të bëjë forcë politike tjetër, përveçse një reformë dhe t’i thotë drejtësisë je e pavarur.
Dhe ta mbrojë me trupin e vetë, duke pranuar edhe koston e kafshimit në trupin e vetë, sepse korrupsioni dhe problematikat e korrupsionit nuk janë problematika që lidhen me një palë, por me një shoqëri të tërë, me të gjithë pjesët e sistemit.
Në këto kushte, vetëm një sakrificë e tillë politike, mund ta krijonte pavarësinë e një institucioni.