Ngjarje e rëndë në Tiranë, i moshurai i jep fund jetës me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme te Liqeni i Thatë në kryeqytet, ku një 60 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Ai ka qëlluar veten me armë zjarri pistoletë, por nuk dihet ende se si e ka siguruar.

Sakaq, arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.02.2025, rreth orës 18:05, në rrugën “Peti” dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij shtetasi I. S., rreth 60 vjeç.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 17.02.2025 19:24

Tags: ,