FOTO/ Dedikimi i veçantë i Rita Orës në Ditën e Pavarësisë së Kosovë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora në ditën e Pavarësisë së Kosovës përmes disa InstaStory-ve ka uruar Kosovën.

Rita në këtë ditë historike për atdheun e saj, ka publikuar disa postime në profilin e saj zyrtar në Instagram.

Artistja e mirënjohur ka shpërndarë pamje nga momente të ndryshme në koncertet e saj në Kosovë dhe Shqipëri.

Gjithashtu ka ndarë me ndjekësit edhe imazhe të saj ku duket e veshur me një kostum tradicional në një prej videoklipeve që ajo ka realizuar.


Shtuar 17.02.2025 16:09