Këtë të hënë, në kuadër të respektimit të masës së vendosur ndaj saj, “detyrim paraqitje”, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në SPAK.
Ajo është paraqitur e vetme, me dy gishtat lart dhe e qeshur.
Ajo po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci.
Aktualisht, ish-presidenti i vendit Ilir Meta, ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.