Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Gertës dhe Valbonës, duke shkaktuar tensione në shtëpi. Gerta ka akuzuar Valbonën për mungesë njohurish historike, duke i kujtuar një incident kur ajo kishte përdorur gabimisht termin “Holaust” për Holokaustin në një emision televiziv. “Shikoje historinë e Holokaustit, të të vijë turp! Edhe djali im 12-vjeçar e di historinë e Aushvicit,” u shpreh Gerta, duke shtuar me ironi: “Holaust, qepe.”
Gerta vazhdoi edhe me një tjetër sfidë, duke i kujtuar Valbonës një gabim të mëparshëm, kur ajo kishte bërë një llogaritje të gabuar duke pyetur: “Ma thuaj sa vite ka një shekull?”
Nga ana tjetër, Valbona u mbrojt duke akuzuar Gertën për abuzim me titujt si gazetare. Përplasja mes dy tyre ka krijuar momente tensioni, duke shkaktuar një atmosferë të nxehtë në shtëpi.