Plas sherri në Tiranë, rrihen brutalisht 3 persona

Një konflikt mes tre të rinjve ka përfunduar me dhunë në rrugën “Kastriotët” në Tiranë, ku dy prej tyre kanë përfunduar në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur për shkaqe ende të paqarta, por burimet bëjnë me dije se gjatë përplasjes janë përdorur edhe sende të forta. Në konflikt janë përfshirë tre persona, mes tyre 18-vjeçari E.D., 24-vjeçari K.S. dhe një 17-vjeçar. Për pasojë, dy prej tyre kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. D, 18 vjeç, K. S., 24 vjeç dhe një 17 vjeçar, pasi në rrugën “Kastriotët”, për motive të dobta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasi K. S dhe 17 vjeçari, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 15.02.2025 17:40

Tags: ,