GJKKO la në burg Veliajn/ Rama shkon sërish në Bashkinë e Tiranës

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka shkuar sërish në Bashkinë e Tiranës. Sipas raportimeve, Rama ka zhvilluar takim me nënkryetarët e Bashkisë.

Kjo është hera e tretë që kryeministri shkon në Bashkinë e Tiranës, që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ky i fundit, ja deleguar drejtimin e bashkisë nënkryetares Anuela Ristanit.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.


Shtuar 13.02.2025 10:45