Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë godet Kroacinë

Një tërmet me magnitudë prej 5.2 ballë i shkallës Rihter ka goditur Kroacinë. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti është regjistruar 26 kilometra nga Gospiqi, 119 kilometra nga Spliti dhe 14 kilometra nga Posedarje. Gjithashtu thellësia e tërmetit është regjistruar në 10 kilometra.

Po ashtu dridhje të fuqishme janë ndjerë në zonën përreth Zadarit, Posedarjes dhe në pjesë të Likes. Qytetarët raportojnë se tërmeti ka qenë aq i fuqishëm sa ata janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Tërmeti është ndjerë edhe në Bosnjë e Hercegovinë, kryesisht në zonat e Bihaqit, Bosanska Krupes, Prijedorit dhe Banja Lukës, ndërkohë disa qytetarë raportojnë se lëkundjet i kanë ndjerë edhe në Zenicë, Mostar dhe Sarajevë. Pak minuta pas të parit, në Kroaci u regjistrua edhe një tërmet i dytë me magnitudë 2.5 ballë.


Shtuar 11.02.2025 23:30

Tags: ,