Rama mbledh grupin parlamentar pas arrestimit të Erion Veliajt

Deputetët e PS janë mbledhur në kryesinë e kuvendit për mbledhjen e grupit të PS. Vjen një orë nga nisja e seancës plenare, e cila sot pritet të diskutojë mbi problemet e qytetarëve të mbledhura në terren nga deputetët pas javës së gjelbër.

Mbledhja sakaq vjen pak orë pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj, i cili është vënë sot në pranga, pas kërkesës së SPAK, duke shënuar kështu arrestimin më të bujshëm dhe prangosjen e zyrtarit më të lartë politik deri tani, të qeverisë dhe Partisë Socialiste që prej vitit 2013.

Veliaj u shoqërua nga oficerët e BKH nga Zyra e Bashkisë, në drejtorinë e policisë, e më pas në bllokun e sigurisë në paraburgim në Tiranë.


Shtuar 10.02.2025 16:38

Tags: ,