Mesditën e sotme, një zhvillim i papritur ka ardhur nga Bashkia e Tiranës, ku mësohet se kryetari Erion Veliaj, është arrestuar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, forcat e BKH-së kanë ndërhyrë në ambientet e Bashkisë, duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj tij.
Burime pranë SPAK, konfirmojnë se Prokurorët e Posaçëm kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) masën e sigurisë “arrest me burg” jo vetëm për Veliajn, por edhe për një tjetër zyrtar të lartë.
Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit.
Lajmi në përditësim…