Zgjedhjet e 11 majit/ Drejtuesi i fushatës elektorale të Donald Trump, do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike

Teksa na ndajnë edhe tre muaj nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Demokratike, ka nisur një bashkëpunim të ngushtë me ata që punuan krah për krah me presidentin amerikan Donald Trump.

Raportohet se drejtuesi i fushatës elektorale të Presidentit Amerikan Donald Trump, Christopher LaCivita, do të drejtoje fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri, në zgjedhjet e 11 Majit.

Christopher LaCivita, është konsulenti politik, i cili do te punojë me Sali Berishën gjatë gjithë periudhës zgjedhore.

Mësohet se LaCivita është sot ne Tiranë, ku do të prezantohet nga Sali Berisha, në konferencën e orës 11.00.