Faza e 1/8-ve të Europianit prodhoi një super përballje ndërmjet dy skuadrave klasike të futbollit europian si Gjermania dhe Anglia.
Kombëtaret po bëjnë përgatitjet e fundit në prag të sfidës së tyre dhe një lajm jo i mirë vjen nga kampi gjerman.
UEFA i ka ndaluar skuadrës së Joachim Low stërvitjen në stadiumin “Wembley”, pikërisht aty ku do të zhvillohet ndeshja.
Fusha e stadiumit mitik nuk është në gjendje të mirë, pasi do të presë dhe sfidën e mbrëmjes së sotme, Itali-Austri.
E njëjta gjë ndodhi dhe me “axurrët”, të cilët nuk u lejuan nga UEFA të stërviten në “Wembley” për të njëjtën arsye.
Vetëm tri ditë do të ndajnë sfidën e Italisë dhe atë të Anglisë, të parashikuar për datën 29 qershor: në datat 6, 7 dhe 11 korrik janë të parashikuara gjysmëfinalet dhe finalja në stadiumin që ka hijeshinë më të madhe të Europës dhe me numrin më të madh të ndeshjeve të zhvilluara gjatë këtij kampionati.