Emigrantët shqiptarë në Itali presin Berishën deri në mesnatë në aeroportin e Romës (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, sapo përfundoi protesta e Tiranës, u nis për në Romë.

Ai është pritur nga qindra mbështetës në aeroportin e kryeqytetit italian.

Shqiptarët e diasporës së Italisë, kanë pritur Berishën deri në mesnatë në aeroport ta përshëndetur dhe uruar mirëseardhjen.

Sot zhvillohet në kryeqytetin italian takimi i opozitës me emigrantët në Itali, ne kuadër të fushatës së 11 majit.


Shtuar 9.02.2025 08:50