Parashikimi i motit 9 Shkurt 2025, kthjellime dhe vranësira

Ditën e sotme vendi ynë, do të mbizotërohet  nga moti i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.

Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas – here vranësira të shpeshta megjithatë mundësia për reshje është thuasje zero.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të tyre, duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi, deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.


Shtuar 9.02.2025 07:40