Parashikimi i motit për sot, kthjellime në të gjithë territorin

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 15m/sek shoqëruar me dallgëzim në dete 2-3 ballë.

Prezencë e mjegullës së dendur, mjegullinës përgjatë zonave luginore si dhe ngricave në akset rrugore në relievet malore në lindje.


Shtuar 7.02.2025 08:18