Sondazhi/ Si e parashikojnë shqiptarët rezultatin e zgjedhjeve të “11 majit”

Është publikuar sondazhi i parë i Euronews Albania, që tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte thellë Partia Socialiste.

Konkretisht, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot: 40.5% e qytetarëve thonë se do të votonin Partinë Socialiste dhe vetëm 24.9% e tyre tregojnë se do të votonin Partinë Demokratike.

Në lidhje me partitë e reja, duket se disa prej tyre kanë shanse të hyjnë në Kuvend. Konkretisht 6.4% janë përgjigjur se do të votonin “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt. Ndërkohë 3.1% e qytetarëve thonë se do të votonin partinë “Mundësia“ të Agron Shehajt. 2.2% tregojnë se do të votonin “Lëvizja Bashkë” të Arlind Qorit. Ndërsa “Nisma Thurje” nuk ka arritur të klasifikohet fare, duke u renditur brenda “partive të tjera”.

1.4 % thonë se do të votonin “ Partinë e Lirisë“ të Ilir Metës. 2.4 % thonë se do të votonin parti tjetër nga më sipër.

Ndërkohë 19.1% janë të pavendosur se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të ishin sot.

Një tjetër e dhënë shumë e rëndësishme nga matjet e Barometrit këtë herë është “Projeksioni i votës“.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot dhe do të votonin edhe ata që janë të pavendosur (19.1%) si më sipër, dhe kjo përqindje do të ndahej sipas peshave që kanë partitë në përzgjedhjen e qytetarëve sot, atëherë:

Partia Socialiste do të merrte nga 48.1% – 52.1% të votave.

Partia Demokratike do të merrte nga 28.8% – 32.8% të votave.

“Shqipëria Bëhet” nga 6.4% – 9.4% të votave.

Partia “Mundësia“ nga 2.8% – 4.8% të votave.

“Lëvizja Bashkë” nga 1.7% – 3.7% të votave

“Partia e Lirisë “ nga 07% – 2.7% të votave.

Dhe partitë e tjera të mbetura nga lista 2% – 4% të votave.


Shtuar 5.02.2025 23:43