E rëndë në Mallakastër/ Dy persona gjenden pa shenja jete në banesë

Këtë të hënë, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mallakastër, ku sipas informacioneve paraprake, dy të moshuar janë gjetur të vdekur në një banesë në fshati Çorrush, në Mallakastër.

Burime bëjnë me dije se viktimat janë mbi 70-vjeç, ndërsa ende nuk është bërë i ditur identiteti i tyre dhe shkaqet e vdekjes.

Raportohet se policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 3.02.2025 11:48