Këtë të premte vendi ynë, do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.
Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, në të gjithë territorin ku më të dendura do të jenë në skajin verior dhe verilindor, megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale deri në 19°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgë 2- 3 ballë.