Lamtumirë Kryepeshkopi Anastas, kryeministri grek Mitsotakis në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” krah Ramës dhe Berishës

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka mbërritur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku po zhvillohet ceremonia mortore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Mitsotakis ka ardhur bashkë me delegacionin e tij që përbëhet nga 5 ministra. Kryeministri pasi ka bërë nderimet për Kryepeshkopin Anastas, është afruar pranë kryeministrit Rama dhe kyeopozitarit Berisha.