Humb jetën 31-vjeçari në Pogradec, dy muaj më parë tentoi të hidhej nga pallati

Dy muaj më parë, 31 vjeçari Klajdi Dumbo në Pogradec ka tentuar të hidhej nga kati i gjashtë i banesës në lagjen Nr. 3 të qytetit ndërsa u shpëtua nga dy të rinj.

Vetëm pak momente më parë ai është gjetur i vetëvarur në banesën e tij ku jetonte i vetëm me nënën.

31 vjeçari njihej si person me probleme nga lëndët narkotike ndërsa nuk ishte hera e parë që tentonte t’i jepte fund jetës.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Shtuar 27.01.2025 16:50